Fillimi          Kryetari          Keshilli i Komunes          Administrata          Galeria
www.Komuna-Tropoje.com
Strategjia Afatmesme e Zhvillimit 2009 - 2015
Analiza e zhvillimit te Komunes
Vizioni Dhe Objektivat
Korniza e planit strategjik te Zhvillimit Te komunes
Analiza e Fortesive Dobesive, Shanseve Dhe Kercenimeve (SWOT)

Perfitime prej Planit Strategjik
Te Dhenat e Pergjithshme

Historiku
Ndarja administrative
Hidrologjia
Popullsia
Pozita Gjeografike











Perfitime prej Planit Strategjik

Perftimet prej pergatitjes se Planit Strategjik jane te shumta por me poshte jane listuar disa prej tyre;
• Procesi i pergatitjes se Planit Strategjik ishte nje eksperience pozitive me kontribut
real ne ngritjen e kapaciteteve vendore te autoriteteve lokale dhe aktoreve te tjere
duke influencuar pozitivisht mentalitetet dhe praktikat e funksionimit. Kjo u arrit
nepermjet trajnimit dhe zbatimit te metodave pjesemarrese ne vleresimin e nevojave,
identifikimin e prioriteteve dhe proceset vendimarrese.
• Strategjia eshte rezultat i vleresimit te te gjithe mundesive potenciale per zhvillim ne
teresine e territorit te komunes. Ajo synon harmonizimin e zhvillimit te sektoreve te
bujqesise, blegtorise, mjedisit, turizmit si dhe zgjerimin e mundesive te tregetimit te
produkteve lokale, permiresimin e sektorit te sherbimeve publike, ndihmen ndaj
familjeve dhe individeve ne veshtiresi dhe permiresimin e cilesise se qeverisjes.
• Percaktimi i qarte i prioriteteve te Komunes ne Planin Strategjik lehteson pergatitjen
e Planeve Vjetore te Zhvillimit dhe perfshirjen ne ta te projekteve tashme te
identifikuara duke minimizuar ne te njejten kohe preferencat, subjektivizmin ose
interesat e castit.
• Dokumenti i strategjise eshte rezultat i kontributit te Autoriteteve Lokale te
Komunes; OJF-ve, CBO-ve, Kryetareve te fshatrave, biznesit dhe institucioneve te
tjera. Gjithe perfshirja ne proces kontribon ne rritjen e transparences se
vendimmarrjes, ko-ordinimin e perpjekjeve dhe kontributeve te te gjithe aktoreve
dhe donatoreve te interesuar per zhvillimin e zones, rritjen e pergjegjshmerise se
administrates se qeverise lokale, permiresimin e besimit te komunitetit vendas ndaj
saj duke rezultuar keshtu ne nje cilesi me te larte te te gjithe procesit te qeverisjes lokale.
• Pasja e nje Plani Strategjik rrit kredibilitetin dhe seriozitetin e qeverise lokale ne
ndertimin e bashkepunimeve me Qarkun, institucionet sektoriale, donatore, agjensi
zhvillimi e partnere te tjere jashte komunes, duke rezultuar ne menyre te natyrshme
ne shanse me te medha per investime te reja, te ardhura shtese ne nivel komune
sikurse eshte dhe rasti i partneritetit me MADA-n per hartimin e k`tij dokumenti.
• Projektimi i strategjise mbi tregues te matshem te ndryshimit eshte nje kontribut real
per ndertimin e nje dialogu konstruktiv mes gjithe aktoreve lokale.
• Pjesemarrja ne proces e perfaqesuesve te te gjithe partive politike prezente ne
Keshillin Komunal dhe perfshirja e kontributeve te tyre ne Strategji rrit stabilitetin e
orjentimeve afatgjata te zhvillimit te komunes kundrejt rotacioneve te zgjedhjeve
politike e per pasoje edhe besueshmerine ne ndertime partneritetesh.
• Pergatitja e Strategjise dha nje kontribut te rendesishem per identifikimin,
verifikimin dhe sistemimin e informacionit baze te komunes dhe vleresimin e
treguesve te zhvillimit, cka perben edhe nje fillim te mire per krijimin e nje baze te
dhenash te besueshme per komunen ne te ardhmen. Angazhimi direkt ne gjetjen e
informacionit dhe vleresimin e besueshmerise se tij kontriboi gjithashtu ne aftesimin
e punonjesve te administrates lokale.
Perfitime prej Planit Strategjik
EN
AL
Kontakti
© 2010 Komuna-Tropoje.com
Harta