Fillimi          Kryetari          Keshilli i Komunes          Administrata          Galeria
www.Komuna-Tropoje.com
Strategjia Afatmesme e Zhvillimit 2009 - 2015
Analiza e zhvillimit te Komunes
Vizioni Dhe Objektivat
Korniza e planit strategjik te Zhvillimit Te komunes
Analiza e Fortesive Dobesive, Shanseve Dhe Kercenimeve (SWOT)

Perfitime prej Planit Strategjik
Te Dhenat e Pergjithshme

Historiku
Ndarja administrative
Hidrologjia
Popullsia
Pozita Gjeografike











Ne kohet antike Tropoja ka qene pjese e Dardanise. Ne te kane kaluar rruget tregetare
drejt detit Adriatik. Ne periudhen e perandorise Otomane ajo ka qene pjese e Vilajetit te
Kosoves kohe prej te ciles trashegon edhe toponimin tradicional “Malesia e Gjakoves”.
Qendra e Komunes ndodhet ne fshatin Tropoje i cili ka qene qendra rrethit Tropoje deri ne
krijimi e qytetit te Bajram Currit ne vitin 1952.
Tropoja eshte shquar per traditat e saja patriotike ne luftrat kunder pushtuesve otomane,
serbe, austrohungareze dhe nazifashiste gjate luftes se dyte boterore. Ajo ka nxjerre
figura te shquara si Ali Iber Neza, Avdulla Hoxha dhe Ram Muja. Dy te paret kane qene
atdhetare te shquar ne luftrat kunder pushtuesve otomane, ndersa Ram Muja ka dhene nje
kontribut te shquar per clirimin e atdheut nga nazi fashistet. Figura te shquara te rilindjes
kombetare si Hasan Prishtina, Bajram Curri dhe Isa Boletini kane patur bazat e tyre ne
komunen e Tropojes. Kryeministri aktual i vendit dhe ish President i Republikes qe eshte
njekohesisht edhe lidershipi i Partise Demokratike qe ne levizjet e Dhjetorit 1990, Z. Sali
Berisha eshte lindur dhe ka kaluar femijerine e tij ne Komunen Tropoje. Z Berisha dhe
ish Kryeministri i Kosoves Z. Ramush HARADINAJ jane shpallur “QYTETARE
NDERI” te Komunes Tropoje.
Lenia e Kosoves jashte kufijve te vendit ne vitin 1912 e cila u pasua mbas perfundimit te
luftes se dyte boterore, me izolimin e eger te rregjimit komunist si dhe relievi i thyer ka
veshtiresuar shkembimet me pjesen tjeter te vendit duke e bere jeten e banoreve vendas
shume te veshtire dhe Tropojen nje nder krahinat tipike te defavorizuara. Ndryshimet
demokratike ne Shqiperi te vitit 1990, çlirimi i Kosoves ne 1999 dhe hapja e kufijve
mundesuan levizjen e lire te banoreve te zones drejt tregjeve te tyre tradicionale te
Gjakoves, Pejes, Prizrenit e Prishtines. Percaktimi i statusit final te Kosoves si shtet
sovran me 17 Shkurt 2008 dhe politikave te reja ekonomike ekuilibruese ne vend i kane
dhene se fundmi frymemarrje zhvillimit te kesaj zone e komunitetit Tropojan.
Pritshmeria per ndertimin e aksit “Adriatik – Alpe”, 45 Km te gjate mbi pasqyren e
Komanit pergjate lugines se Drinit qe do te lidhe Tropojen me Gjakoven e Pejen ne
Kosove dhe Shkodren e Portin e Shengjinit ne Shqiperi, konkretizon transformimin
perfundimtar te ketij rajoni ne nje zone vitale turistike te spikatur qe ofron mrekullite e
Alpeve me bjeshket e luginat e veta gershetuar me zonat urbane tradicionale. Kjo do te
transformonte perfundimisht edhe Tropojen ne nje qender preferenciale turistike.
Historiku
EN
AL
Kontakti
© 2010 Komuna-Tropoje.com
Harta