E Shtune, 28.02.2009 SHQIP   |   ENGLISH   |   SRPSKI

FILLIMI

FEEDBACK

SITE MAP

KONTAKTI
Presidenti i Kosoves Fatmir Sejdiu
FILLIMI
PRESIDENTI
FJALIMET E PRESIDENTIT
LETRA DHE MESAZHE
KABINETI I PRESIDENTIT
ZYRA DHE FUNKSIONI
ZYRA PĖR INFORMIM
DEKORATAT
GALERIA
SELIA E PRESIDENCĖS
Dr. IBRAHIM RUGOVA
Mundėsi punėsimi
NA KONTAKTONI

Fjala e Presidentit Sejdiu nė Kuvendin e Kosovės mė 17 Shkurt 2008
 

BIOGRAFIA

Fatmir Sejdiu u lind më 23 tetor 1951 në Pakashticë, komuna e Podujevës, Kosovë. Shkollimin fillor dhe të mesëm i ka mbaruar në Podujevë. Ka mbaruar Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Prishtinës, më 1974, ku ka mbaruar edhe studimet pasuniversitare, si dhe ka mbrojtur disertacionin e doktoratës. Ishte mësimdhënës në Fakultetin Juridik dhe në atë të Shkencave Politike të Universitetit të Prishtinës me thirrjen e profesorit ordinar për 33 vjet me radhë. Për  studime të thelluara ka qëndruar në  Francë (Universiteti “Paris 2”, në vitin 1984, në Seksionin e Historisë së Institucioneve të Ekonomisë, Filozofisë dhe Sociologjisë të së Drejtës) dhe në SHBA (Arizona State University, për 4 muaj), si dhe ka pasur qëndrime më të shkurtra studimore në universitete të tjera. Ka publikuar shumë punime shkencore nga fusha juridike – historike dhe juridike - kushtetuese, si dhe libra të veçantë nga këto fusha.

 Më 28 qershor iu dha çmimi “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti i Tiranës në Shqipëri.


Fatmir Sejdiu ka qenë pjesëmarrës i Kuvendit themelues të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) më 23 dhjetor 1989. Në Kuvendin e Parë Zgjedhor, në vitin 1991, është zgjedhur anëtar i Këshillit të Përgjithshëm dhe më 1992 anëtar i Kryesisë së LDK-së, ndërsa më 1994 Sekretar i Përgjithshëm i LDK-së. Ka qenë anëtar i Komisionit Qendror për organizimin  e Referendumit për pavarësinë e Kosovës të mbajtur më 1991.

Është zgjedhur deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës më 1992 dhe më 1998. Po kështu, më 1998 është zgjedhur Sekretar i Përgjithshëm i Kuvendit dhe kryetar i Komisionit për Çështje Kushtetuese. Më 2001, në zgjedhjet e para demokratike të pasluftës, është zgjedhur deputet në Kuvendin e Kosovës dhe anëtar i Kryesisë së Kuvendit, në të cilat cilësi është rizgjedhur sërish më 2004. Ishte, po ashtu, anëtar i Komisionit për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Integrime Euroatlantike dhe i Komisionit për Çështje Gjyqësore, Legjislacion dhe Kornizë Kushtetuese.

Më 10 shkurt 2006, Prof.Dr. Fatmir Sejdiu u zgjodh President i Kosovës. Më 9 janar 2008 u rizgjodh në mandatin e dytë President i Kosovës.

Komunikon në frëngjisht dhe anglisht. Është i martuar dhe ka tre fëmijë. Jeton në Prishtinë.

KĖRKO :
 
 

Shiko videon e fundit
Video Arkivi
Arkivi i Lajmeve
Arkiva e Dokumenteve
NEWSLETTER :
Add your email address!
 
Privacy policy
LINQE
- Portali Qeveritar
- Eulex
- European Union
- OSCE
- KFOR