E Shtune, 28.02.2009 SHQIP   |   ENGLISH   |   SRPSKI

FILLIMI

FEEDBACK

SITE MAP

KONTAKTI
Presidenti i Kosoves Fatmir Sejdiu
FILLIMI
PRESIDENTI
KABINETI I PRESIDENTIT
ZYRA DHE FUNKSIONI
ZYRA PĖR INFORMIM
DEKORATAT
GALERIA
SELIA E PRESIDENCĖS
Dr. IBRAHIM RUGOVA
Mundėsi punėsimi
NA KONTAKTONI

Fjala e Presidentit Sejdiu nė Kuvendin e Kosovės mė 17 Shkurt 2008
 

ZYRA E PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS


VEND I LIRË I PUNËS

1. Të dhënat për postin:


Zyra:    : Informimi publik
Titulli i postit : Shef i Informimit Publik
Shkalla e postit :       293,00 Euro në muaj 
Shifra e postit  : ZPRK-IP-001
Kohëzgjatja  : Një vit – me mundësi të zgjatjes

2. Detyrat dhe përgjegjësitë

Nën mbikëqyrjen dhe përgjegjësinë e Sekretarit të Përhershëm: 

(i) Siguron çasje dhe transparencë të punës së Zyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës përmes ofrimit të informacioneve dhe dokumenteve për opinion të gjerë publik dhe medie;
(ii) E informon opinionin publik me kohë për punën dhe vendimet e Zyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës përmes organizimit të konferencave për shtyp e të brifingjeve shpjeguese dhe përmes kumtesave për shtyp;
(iii) Siguron që qëndrimi i Zyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës të paraqitet në njoftimet për opinionin publik, fushatat e informimit publik, komunikatat për shtyp si dhe paraqitjet mediale të zyrtarëve të Zyrës së Presidentit përmes bashkërendimit me organet përkatëse në kuadër të Zyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës.
(iv) Bashkërendon ndërlidhjen me shtypin vendës dhe atë ndërkombëtar përkitazi me çështjet që kanë të bëjnë me Zyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës.
(v) Siguron plasimin me kohë dhe të saktë të informacioneve relevante nëpër zyrat e Zyrës dhe Kabinetit të Presidentit të Republikës së Kosovës
(vi) E mbikëqyr dhe organizon punën në Zyrën e Informimit Publik.
(vii) Në bashkëpunim me Shefin e Kabinetit dhe Zëdhënësin e Presidentit, përgatit vizitat tek dhe të Presidentit të Republikes.
(viii) Kryen edhe detyra të tjera sipas udhëzimeve të Sekretarit të Zyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës. 

3. Kualifikimet e nevojshme

Kandidati duhet të ketë diplomë universitare në gazetari, komunikim, drejtësi dhe/ose shkenca politike. Ai ose ajo duhet të ketë së paku pesë vjet përvojë përkatëse profesionale dhe drejtuese, shkathtësi të shkëlqyeshme analitike dhe shkrimore. Ai ose ajo duhet të ketë etikë të lartë të punës dhe shkallë të lartë integriteti. Ai ose ajo duhet të jetë i gatshëm ose e gatshme të punojë jashtë orarit. Njohja e punës me kompjuter, interneti, përpunimi i tekstit dhe përgatitja e prezentimeve janë të domosdoshme. Kërkohet njohuri e shqipes dhe /ose e serbishtes dhe e anglishtes (me gojë dhe me shkrim). Njohuria e gjuhëve të tjera si boshnjakishtja dhe turqishtja është përparësi. 

4. Marrëdhënia e punës

Kandidati punon nën mbikëqyrjen e drejtëpërdrejtë të Sekretarit të Zyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës  si dhe zhvillon kontakte të shpeshta të jashtme dhe brenda/ndërmjet departamenteve që ngërthejnë shkëmbime të sakta dhe me kohë të informacioneve dhe të qëndrimeve të politikës së punës lidhur me të gjitha çështjet relevante.
 
5. Zbatimi i parimeve të punës
 

Rregullorja nr. 2001/36 mbi Shërbimin Civil të Kosovës vlen me këtë rast ndërsa do të ofrohen edhe parimet specifike të punës.

Zyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës është punëdhënës me mundësi të barabarta. Kandidatet femra inkurajohen që të konkurrojnë. 


6.  Mbikëqyrja

Shefi i Informimit Publik mbikëqyr, organizon dhe udhëzon aktivitetet në Zyrën e Informimit Publik


Informatë e Përgjithshme për të gjithë aplikantët :

Kandidatët e interesuar për të aplikuar për këto vende të shpallur të punës duhet të përmbushin kërkesat për të qenë banor të Kosovës.  Zyra e Presidentit të Republikës të Kosovës është një punëdhënës i barabartë dhe  i inkurajon femrat dhe pjesëtarët e komuniteteve që të konkurojnë për këto vende të shpallura të punës.

Për të gjitha vendet e shpallura të punës - është e nevojshme njohuria e rrjedhshme e shqipes dhe/ose e serbishtes. Njohja e rrjedhshme e gjuhës angleze është e domosdoshme, përparësi do të kene ata që e njohin edhe gjuhë të tjera si frengjishtja, gjermanishtja.  Kandidati duhet të ketë shkathtësi të shkëlqyeshme profesionale,  të jetë i  gatshëm të punojë me orar fleksibil të punës dhe të jetë në gjendje të punojë nën trysni.

Pagat janë fikse dhe niveli i tyre është në pajtueshmëri të plotë me Buxhetin e Konsoliduar të Kosovës. Kontratat  e punës ofrohen për periudhë njëvjeçare, me punë provuese tremujore.

Kriteret për Selektim :
Katër kriteret kryesore për selektimin e kandidatëve janë: edukimi, përvoja në punë, njohja e gjuhëve dhe shkathtësia.Vetëm kandidatët e selektuar për listën e shkurtër do të ftohen për testim paraprak dhe intervistim me gojë.   

Procedura e Aplikimit :

Formën e   Aplikacionit me përshkrimin e vendit të punës për të cilin janë të interesuar kandidatët mund ta marrin pranë recepcionit në Ndërtesën e Kuvendit   (rruga Nëna Tereze p.n.).
Së bashku me aplikacionin kandidati duhet t’i bashkangjesë edhe fotokopjet e dëshmivë përkatëse për përgatitjen shkollore, përvojën në punë dhe liçencimet apo specializimet  e kurset e ndryshme që i ka kryer.

Kohëzgjatja e Konkursit dhe dorëzimi i aplikacioneve: 

Konkursi mbetet i hapur gjer më 28.01.2009  _Aplikacionet tuaja mund ti dorëzoni personalishtë në recepcionin e Ndërtesës së Kuvendit në Prishtinë ( rruga Nëna Tereze p.n.) apo përmes postës. Për informata tjera plotësuese mund të drejtoheni në telefonin  038-211-662. 

KĖRKO :
 
 

Shiko videon e fundit
Video Arkivi
Arkivi i Lajmeve
Arkiva e Dokumenteve
NEWSLETTER :
Add your email address!
 
Privacy policy
LINQE
- Portali Qeveritar
- Eulex
- European Union
- OSCE
- KFOR