Username: Password: Remember:






Latest Blog
UNMIK Prepares for Two More Years in Kosovo
08 June 2009 | By Vjosa Musliu and Lawrence Marzouk

UNMIK is making preparations for at least two more years in Kosovo, despite calls from the Kosovo Government to end its presence in the country.

UNMIK Prepares for Two More Years in Kosovo
08 June 2009 | By Vjosa Musliu and Lawrence Marzouk

UNMIK is making preparations for at least two more years in Kosovo, despite calls from the Kosovo Government to end its presence in the country.

Koricanske stijene: Shouting and Shooting
08 June 2009 |

People who joined the convoy heading to Travnik say they found out that other civilians who were in the same convoy had been killed at Koricanske stijene only after they had arrived in Travnik.





www.mladiinfo.com
www.balkantravellers.com

Kosovë: OJQ-të mbështesin fjalën e lirë

| 05 qershor 2009 |
 
Kosovo papers
Kosovo papers
Organizatat joqeveritare të brengosura për fjalën e lirë në Kosovë kanë shkruar një letër të hapur në përgjigje të fushatës kundër gazetares së njohur kosovare Jeta Xharra, fushatë kjo e udhëhequr nga një gazetë që njihet si e sponsoruar nga qeveria.

Letra është si në vijim:

LETËR E HAPUR nga organizatat dhe qytetarët e brengosur për lirinë e fjalës në Kosovë
 
Praktika çdo herë e më e pranishme e Infopress që vlerëson se individë
të caktuar janë ‘spiunë serbë’ po shndërrohet në një çështje bezdisëse për qytetarët e Kosovës.
 
Ne, si qytetarë, jemi lodhur nga akuzat e pabaza që lëshohen për persona të caktuar duke i quajtur ata ‘tradhtarë’. Kjo praktikë e përdorur nga personat që mbajnë pozita, të cilat mund t’i shfrytëzojnë për të etiketuar ata që nuk pajtohen me ta si ‘tradhtarë’ apo ‘spiunë serbë’, ka ekzistuar që nga vitet e 90-ta.
 
Ne e dimë se ky lloj etiketimi shfrytëzohet për shkak se personat në fjalë nuk janë në gjendje t’i mbrojnë qëndrimet e tyre me argumente të qëndrueshme.
 
Nuk është sekret i madh se kush e kontrollon Infopress-in. Është kjo një
gazetë e përkrahur nga qeveria, gjë që ilustrohet edhe nga një numër i madh i reklamave të saj në të.
 
Infopress ka bërë komente të tilla sensacionale në disa raste, shpifëse dhe të pambështetura në fakte. Dy herë gjatë këtij viti, Infopress bëri objekt sulmi “Jetën në Kosovë” dhe BIRN-in, ngase këta të fundit ishin kritik ndaj qeverisë. Editoriali i parë, dobët i argumentuar, u paraqit pas një raporti nga BIRN dhe BBC që jepte informata të detajuara mbi keqtrajtimin e pretenduar të civilëve në Shqipëri nga trupat e UÇK-së.

Komenti i fundit, i datës 31 maj, ishte reagim ndaj imazheve të qarta në artikullin e Infopress “Një emision që terrorizoi Drenicën”, me ç’rast gazetarët e BIRN ishin sulmuar fizikisht nga persona të panjohur duke xhiruar në Skenderaj.
 
Mediat kanë të drejtë të raportojnë mbi storie të caktuara, duke u bazuar në fakte, ndërsa Jeta në Kosovë dhe BIRN kanë tentuar të zbardhin fakte lidhur me gjëra të rëndësishme për jetën tonë dhe në pajtueshmëri me standardet profesionale gazetareske. Ata kanë guximin që të flasin për çështje të cilat shumë qytetarë kanë frikë të flasin haptas për
shkak të kërcënimeve. Në anën tjetër, emisioni i njëjtë ka xhiruar në pjesët tjera të Drenicës pa kurrfarë problemi. Pra kjo nuk është fushatë kundër një rajoni të tërë, ashtu siç e paraqet Infopress.

Liria e fjalës është e drejtë fundamentale, demokratike e mbrojtur nga Kushtetuta e Republikës së Kosovës (shih nenin 42). Mediat dhe qytetarët kanë të drejtë të flasin lirshëm, duke parashtruar fakte, edhe për personat në pozita. Të gjithë ata që nuk pajtohen me këto raportime gazetareske, siç është Z. Qani Mehmedi nga Inforpress-i, do duhej të parashtronin fakte të cilat dëshmojnë të kundërtën nga ajo që është raportuar dhe jo të bazojnë shkrimet në akuza shpifëse, të pabaza dhe të mërzitshme.
 
Duke nënvlerësuar lirinë e fjalës përmes kërcënimeve dhe etiketimeve, janë pikërisht këta persona që ndaj shtetit tonë kryejnë tradhti politike. Ne e kemi te qartë se kjo është një fushatë jo kundër Jeta Xharrës por është një tendencë që Qeveria të vendos kontrollin e plotë mbi RTK-në sidomos tash para zgjedhjeve në vjeshtën e këtij viti. Ne, si qytetarë të Kosovës, kërkojmë që të ndalen këta artikuj plot shpifje dhe kërkojmë nga ata që qëndrojnë prapa Inforpress-it që të dalin haptas dhe ta mbrojnë argumentet e tyre me fakte konkrete.


Organizatat:
 
- Instituti i Kosovës për Drejtësi
- Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut
- Organizata COHU
- Fol 08
- Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës – (87 organizata anëtare)
- Instituti Demokratik i Kosovës           
- ArtPolice
- Instituti i Prishtines per Studime Politike
- MDA

Individët:
 
Ariana Qosaj- Mustafa, Ardian Latifaj, Nazlije Bala, Nita Luci, Burim
Ejupi, Driton Selmanaj, Haki Abazi, Kushtrim Palushi,  Engjellushe
Morina, Elmaze Gashi, Elife Krasniqi, Veprore Shehu, Vjosa Dobruna,
Adem Gashi, Afije Gashi, Vesa Sahatciu, Shqipe Kurti, Arben Kelmendi, Nicole
Farnsworth, Arta Avdiu, Faton Mikullovci, Aida Derguti, Shpend Ahmeti,
Kreshnik Berisha, Ardiana Gjinolli Ahmeti, Visar Berisha, Agron Demi,
Ilir Hoxha, Karmit Zysman, Linda Abazi-Morina, Zana Hoxha-Krasniqi,
Blerim Krasniqi, Iliriana Bajraktari, Jehona Lushaku, Eli Krasniqi,
Shadija Ahmetaj, Leonora Kryeziu, Valbona Tahiri, Shirine Morina, Besnik
Leka, Geziom Visoka, Kushtrim Shaipi, Rand Angel, Lara Cork, Blerim
Bytyqi, Agron Syla, Albin Matoshi, Albina Berisha, Ylber Beqiraj, Dorina
Elshani, Baton Neziri, Dardan Cadraku, Fjolla Cavolli, Merita Heta, Arta
Rama, Shukrije Gashi, Luan Dalipi, Driton Dalipi, Ardian Jashari.




Main News Page

Comments:
No comments have been posted.
Post comment: Please read Terms and Conditions first
 



captcha image




 
 

Secuko Inumaru, a Japanese woman, living in Belgrade since 1978, gives her impression about the city.


Mytikas, at 2,917 metres, is the highest peak of Mount Olympus in Greece, home, according to the mythology of the Dodekatheon, the 12 gods of the Greek Pantheon. But these days, it is much more famous for the incredible range of flora and fauna it supports.


Real estate agents, only four months ago, were adamant that residential property in central Belgrade could not drop in value.

By Ian Mihajlovic



A true buried treasure for rock fans in Belgrade.


This collection of travelogues sheds as much light on the British culture of the authors as it does on the Balkans, writes Marcus Tanner.


EXIT is the biggest musical event in the Balkans and, according to many festival aficionados, one of the best in Europe.